“Amnesty International”: Trajtim i tmerrshëm i refugjatëve në Hungari

“Amnesty International” denoncoi të martën me një deklaratë trajtimin e tmerrshëm të azilkërkuesve nga ana e Budapestit...

“Amnesty International”: Trajtim i tmerrshëm i refugjatëve në Hungari

Qindra refugjatë dhe azilkërkues jetojnë në kushte degraduese përgjatë kufirit jugor të Hungarisë ose në qendrat e mbipopulluara në Serbi, deklaroi të martën “Amnesty International” në një deklaratë.

Në veçanti, monitoruesi i të drejtave të njeriut denoncoi trajtimin e tmerrshëm të azilkërkuesve nga ana e Budapestit.

Situata është rezultat i pengesës së krijuar shtatorin e kaluar përgjatë kufirit me Serbinë dhe më tej përgjatë kufirit me Kroacinë, si dhe të një ligji që parashikon vetëm shqyrtim të përmbledhur të kërkesave për azil.

Të ashtuquajturat “zona transit”, kontenierë, janë hapur në dy pikat kufitare për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe vetëm 30 persona lejohen të kalojnë çdo ditë.

Gjatë një inspektimi të “Amnesty International” u gjetën mbi 600 persona, të cilët jetonin në kampe të improvizuara dhe në raste të shumta ata kishin muaj që jetonin aty dhe në kushte të papërshtatshme.



Lajme të ngjashme