Kaçkavalli i dobishëm për shëndetin kardiovaskular

Nga bota e shëndetësisë gastronomike vijnë lajme të mira, djathi i stazhonuar me yndyrë, pra djathi kaçkavall, që prej dekadash është cilësuar si armiku i shëndetit, “killeri i shijshëm”, me sa duket bën mirë për shëndetin.

Kaçkavalli i dobishëm për shëndetin kardiovaskular

Madje ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë, që konsiderohet që është aleat i shëndetit kardiovaskular.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” dhe i realizuar në Universitetin e Kopenhagenit, ky janë analizuar 139 vullnetarë të ndarë në tre grupe. Një grup ka ngrënë rreth 80 gram në ditë djath të stazhonuar dhe me yndyrë, grupi tjetër ka ngrënë djath të bytë dhe jo të stazhonuar, ndërsa grupi i tretë nuk hëngri asnjë lloji djathi por ka mbajtur një dietë shumë të pasur me karbohidrate, rreth 90 gram në ditë.

Në përfundim të 12 javëve të eksperimentimit, shkencëtarët kanë analizuar nivelet e kolesterolit, të sheqerit, të triglicerideve, të insulinës, madje edhe diametrin e belit të vullnetarëve.

Sipas të dhënave asnjë nga grupet nuk ka regjistruar një rritje të belit, në sheqerna apo të kolesterolit të keq. Por surpriza është se vetëm vullnetarët që hëngrën djath të stazhonuar kanë shënuar një rritje të kolesterolit të mirë.



Lajme të ngjashme