Ç’farë duhet të konsumojmë për një kujtesë të fortë?

Me kalimin e viteve, trupi ynë fillon e plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ju mund të parandaloni plakjen e parakohshme të trurit nëse ushqeheni shëndetshëm.

Ç’farë duhet të konsumojmë për një kujtesë të fortë?

Kafeina ju bën më të vëmendshëm- Nuk ka një pije magjike që të rrisë koeficientin e inteligjencës, por disa substanca, si kafeina, ju ndihmojnë të jeni më energjikë dhe të përqendruar.

Kjo substancë e gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, ju jep gjithmonë një fuqi të madhe dhe ndjesi zgjimi, edhe pse ky efekt është shumë jetëshkurtër. Por, nuk duhet tepruar me të, pasi mund t’ju shkaktojë parehati dhe shqetësime të tjera.

Sheqeri shton vigjilencën- Sheqeri është burimi i energjisë i preferuar i trurit – jo sheqeri që ju po mendoni, por glukoza, të cilën trupi e përfton nga sheqeri dhe karbohidratet e tjera që merrni nga ushqimet. Konsumimi i një gote me diçka të ëmbël mund të ofrojë një rritje momentale të kujtesës, të menduarit dhe përqendrimit.

Kur merret në sasi të mëdha, mund të shkaktojë paaftësi të trurit dhe jo vetëm. Tregohuni të kujdesshëm me sasitë e sheqerit që merrni, me qëllim që të rrisni memorien dhe jo kilogramët.

Mos harroni të hani mëngjes- Po mendoni të dilni nga shtëpia pa mëngjes? Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe përqendrimin. Studentët që konsumonin mëngjes kishin rezultate më të mira sesa ata që nuk e konsumonin këtë vakt. Ushqimet më të shëndetshme dhe që ju japin më shumë energji në mëngjes janë ato ushqime që përmbajnë fibra dhe frutat. Si gjithmonë, përpiquni mos të merrni më shumë kalori se sa duhet. Studimet gjithashtu kanë treguar se një mëngjes i tepruar zvogëlon përqendrimin.

Peshku është ushqimi më i mirë për trurin- Një burim proteinash që i jep një energji shumë të madhe trurit është peshku. I pasur me acide lyrore omega 3, ai është çelësi për një tru të shëndetshëm. Një dietë e pasur me to lidhet me më pak kriza mendore dhe çmenduri.

Mbi të gjitha, ato luajnë një rol  të rëndësishëm në përmirësimin e memories, sidomos tek moshat e mëdha. Për një tru dhe zemër të shëndetshme, këshillohet të përdoret peshku të paktën 2 herë në javë.

Shtoni një dozë në ditë me çokollata dhe arra- Arrat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E, ku disa studime e kanë lidhur atë me një rënie më të ulët të aftësisë njohëse me kalimin e moshës. Çokollata e zezë ka gjithashtu  antioksidues të fuqishëm dhe përmban stimulues natyror, si kafeina, e cila rrit përqendrimin.


Fjalët Kyçe: arra , konsumi i kafesë , kujtesa , peshk

Lajme të ngjashme