Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Këshilla për rikthimin e fëmijëve në shkollë pas pushimeve

Mbarimi i pushimeve verore i mërzit paksa fëmijët sidomos kur i kujton se duhet t’i kthehen librave dhe shkollës.

Këshilla për rikthimin e fëmijëve në shkollë pas pushimeve

Por, çfarë mund të bëjnë prindërit në këtë situatë? Sigurisht, duhet të ruajnë qetësinë dhe kontrollojnë ankthin e tyre, sidomos për fëmijët që hyjnë në klasë të parë. Le të themi që një fëmijë, në ditën e parë të shkollës ka nevojë të ndjehet i sigurt që të mund ta nisë vitin shumë mirë. Ndaj, duhen ndjekur disa hapa.

Thuaj jo ankthit- Është e rëndësishme që ankthi që mbani të mos të çojë edhe frike tek fëmijët tuaj. Mësojini fëmijëve tuaj më parë në  lidhje me shkollën, që para pushimeve.

Lumturi (me limite)- Nuk ekzistojnë prindër që janë ankthiozë në sensin negativ, por ka prindër që nuk menaxhojnë dot lumturinë dhe gëzimin e ditës së parë të shkollës për fëmijët e tyre. Në fakt, është pikërisht ky momenti i duhur për të lëshuar skenën e fëmijës, i cili ka nevojë të jetojë eksperiencën në mënyrën e tij, në qetësi dhe pa praninë e prindërve nën ankth apo gëzim.

Parapërgatitje- Para nisjes së shkollës është e nevojshme të flasësh për eksperiencën e fëmijëve në mënyrë të qetë dhe gati të rastësishme.

Dita speciale- Dita e parë e shkollës duhet të kujtohet si një nga ditët më të veçanta. Shpesh, prindërit ftohen për të qënë prezent në klasë për një kohë të shkurtër për të shoqëruar fëmijët e tyre në mënyrë që eksperienca të jetë sa më emocionuese.



Lajme të ngjashme