Cilat janë ngjyrat e tendencës për vjeshtë-dimër 2016?

Midis ngjyrave të tendencës për vjeshtë-dimër 2016, mund të veçojmë pesë që i japin pak dritë gardërobës së përditshme.

Cilat janë ngjyrat e tendencës për vjeshtë-dimër 2016?

Rozë, e verdhë, gri, blu dhe e kuqe janë ngjyrat më ‘glamur’ të sezonit për një vjeshtë shumëngjyrëshe.

Janë nuancat më të nxehta si e verdha, që shkon nga ngjyrë okër tek kanarina, perfektë për atë që do të ngrejë humorin në ditët më gri.

Të njëjtin efekt mund ta bëjnë edhe e kuqja dhe roza, që mund të kombinohen me ngjyrat më klasike si e zeza, që ngelet gjithmonë në modë.

Nëse doni ngjyrat më klasike, rrini të qeta sepse edhe grija dhe bluja, janë ngjyrat e preferuara të këtij sezoni. Zgjidhni ngjyrat edhe për aksesorët, për të kombinuar edhe look-un më të thjeshtë.

Mos u ndaloni vetëm tek ngjyrat kryesore, luani edhe me sfumaturat më të hapura dhe më të mbyllura, ndoshta duke i veshur edhe bashkë.



Lajme të ngjashme