Havai - Shkencëtarët përfunduan me sukses simulimin e jetës në Mars

Gjashtë shkencëtarët, të cilët një vit të plotë kaluan në izolim në malin Mauna Loa të dielën përfunduan misionin e tyre.

561405
Havai - Shkencëtarët përfunduan me sukses simulimin e jetës në Mars

Gjashtë shkencëtarët, të cilët një vit të plotë kaluan në izolim në malin Mauna Loa në Havai, të dielën përfunduan misionin e tyre të simulimit të jetës në Mars.

Për aq sa qëndruan në Mauna Loa, shkencëtarët jetuan në një kupolë të vendosur në lartësi mbidetare prej 2.500 metra me mundësi për dalje vetëm duke mbajtur të veshura kostumet e kozmonautëve.

Pjesëtari i ekipit Cyprien Verseux tha se simulimi ka dëshmuar se në Mars mund të ketë sukses.

"Unë mendoj se misioni në Mars në të ardhmen e afërt mund të jetë gjë e arritshme. Unë besoj se barrierat teknologjike dhe psikologjike mund të tejkalohen", tha Verseux, nga Franca.



Lajme të ngjashme