Forcohen kontrollet për pilotët civilë

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA) propozon kontrolle më të rrepta mjekësore për pilotët, duke përfshirë edhe vlerësimin me detaje të shëndetit mendor.

Forcohen kontrollet për pilotët civilë

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit (EASA) propozon vendosjen e kontrolleve më të rrepta mjekësore për pilotët, duke përfshirë edhe vlerësimin me detaje të shëndetit mendor, si përgjigje e fatkeqësisë së vitit të kaluar të avionit Germanwings.

Piloti Andreas Lubitz në mars të vitit 2015 mbylli kapitenin e dytë jashtë kabinës, e më pas drejtoi avionin në mal.

Të gjithë 150 pasagjerët që gjendeshin në bord humbën jetën në këtë aksident ajror. Lubitz më herët vuante nga depresioni, por autoritetet dhe kompania ajrore e tij e konsideronin të aftë për fluturim.



Lajme të ngjashme