Myslimanët dhe të krishterët në Francë dorë për dore kundër terrorizmit

Myslimanët dhe të krishterët që jetojnë në qytetin Lyon të Francës, zhvilluan një tubim të përbashkët për të protestuar sulmet terroriste që janë ndërmarrë kohët e fundit në Francë.

Myslimanët dhe të krishterët në Francë dorë për dore kundër terrorizmit

Gjatë marshimit në qendrën e qytetit nuk u hodhën slogane.

Në krye të kortezhit mbahej një pankartë ku shkruhej “Do të fitojmë vëllazërisht”.

Pas marshimit të heshtur pjesëmarrësit u shpërndanë përsëri në qetësi.

Ky tubim zuri një vend të gjerë në median franceze.

Këshilli Islam i Francës në një deklaratë të bërë dje, bëri thirrjen mysliamnëve në vend për pjesëmarrje solidariteti në meshën e kishës ku do të përkujtohet prifti i vrarë në qytetin Saint-Etienne-du-Rouvray.



Lajme të ngjashme