Turqia do të japë “Kartë Gurkali” për të huajt e kualifikuar për punë

Në Turqi në rend të ditës ka ardhur dhënia e “Kartës Gurkali” për të huajt.

Turqia do të japë “Kartë Gurkali” për të huajt e kualifikuar për punë

Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) , pas një javë pushimi me rastin e Fitër Bajramit, e pret një agjendë e ngjeshur.

Këtë javë, në Asamblenë e Përgjithshme të TBMM, për të penguar punësimin e paregjistruar të të huajve, planifikohet të flitet për Projektligjin e Fuqisë Ndërkombëtare të Punës që parashikon krijimin e ekuilibrit të fuqisë punëtore vendase dhe të huaj dhe të përfitimit nga fuqia punëtore cilësore e huaj.

Sipas projektligjit, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Turqisë, për të marrë kërkesat e punësimit të personave të huaj, do të ngrejë sistemin e aplikimit të të huajve, vlerësimit dhe monitorimit me qëllim që të shohë ndikimin e fuqisë punëtore të huaj.

Aplikimi i lejes së punës së personave me nënshtetësi të huaj që kërkojnë të punojnë në sektorin e shëndetit dhe shërbimin e arsimit do të vlerësohet dhe do të merret një para-leje.

Për këtë do të krijohet Këshilli i Konsulencës së Politikës së Fuqisë Ndërkombëtare të Punës.

Nënshtetasit e huaj me origjinë turke, nënshtetasit e Republikës Turke të Qipros së Veriut RTQV dhe nënshtetas të vendeve të Bashkimit Evropian që vijnë në Turqi me qëllime punimesh shkencore, kulturore, artistike dhe sportive, do të përfitojnë nga përjashtimet në çështjen e lejes së punës.

Këshilli i Ministrave, për rastet kur janë në përfitim të vendit, do të përcaktojë lejen e punës ose liberalizimet në lidhje me lejet për huajt.

Propozimet e Këshillit të Konsulencës së Politikës së Fuqisë Ndërkombëtare të Punës dhe aplikimet e të huajve të miratuara nga Këshilli i Ministrave do të marrin “Kartë Gurkali”.



Lajme të ngjashme