Mos e teproni me Bakllavanë për Bajram, hani një “ylber”

Për të siguruar një dietë të pasur, ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë orientimin nga ngjyrat.

Mos e teproni me Bakllavanë për Bajram, hani një “ylber”

Iniciativa e fundit gjermane e nutricionistëve rekomandon përdorimin e frutave dhe perimeve që kanë ngjyrat e ylberit.

Të kuqe, të verdhë, jeshile madje edhe blu!

Frutat e kuqe si luleshtrydhet dhe domatet janë të pasura në licopene, një përbërës që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ushqimet jeshile si kungujt e njomë, kastravecat dhe barishtet, që janë të pasura në klorofil, ndihmojnë qelizat e gjakut dhe çlirojnë toksinat.

Ushqimet e verdha si specat apo korrotat janë plot carotinë që ndihmon sistemin imunitar dhe metabolizmin.

Edhe ushqimet blu mund të integrohen në dietë. Frutat e pyllit, me origjinë nga Amerika e Veriut, janë të pasura me anticianide dhe ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut. Ato kanë edhe efekte antigripale.



Lajme të ngjashme