Bota islame sot feston Fitër Bajramin

Për myslimanët, që me urdhër të Allahut agjëruan për një muaj të tërë nga zbardhja e ditës deri në perëndim, fillon Bajrami i Ramazanit (Fitër Bajrami).

Bota islame sot feston Fitër Bajramin

Ramazani njihet ndryshe edhe si sulltani i 11 muajve. Për një muaj besimtarët çdo ditë duke filluar që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij as hëngrën e as pinë, duke shpresuar kështu të fitojnë sevapin e Krijuesit.

Ata bënë përpjekje për t’u mbrojtur nga çdo lloj mëkati. Dhe me mbarimin e Ramazanit tani të gjithë myslimanët i ka përshirë entuziazmi i bajramit.

Në çdo vend të botës aty ku ka një mysliman sot kremtohet me entuziazëm Fitër Bajrami.

Për 3 ditë, gjatë kësaj feste, myslimanët në tërë botën do të takohen dhe do t’iu urojnë njëri-tjetrit bajramin. 

Ne i urojmë të gjithë njerëzimit lumturi me rastin e Bajramit të Ramazanit ku dashuria, vëllazëria dhe miqësia do të arrijë në majat më të larta.



Lajme të ngjashme