Emigrantët sirianë në Turqi gëzojnë të drejtën e Kartës së Ndihmës

Mbi 250 mijë sirianë, 150 mijë prej të cilëve në kampe, kanë përfituar nga Kartat e Ushqimit të Kizilay-it, projekt i filluar me bashkëpunimin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Emigrantët sirianë në Turqi gëzojnë të drejtën e Kartës së Ndihmës

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik (Kınık) shpjegoi se nevojtarët, me anë të kartës në fjalë, mund të marrin çfarë të duan nëpër marketet me të cilat është bërë marrëveshje.  

“Ky sistem është një model i ri i ndihmës. Deri më sot kemi bërë marrëveshje me 35 markete që kanë filiale të shumta. Emigrantët sirianë mund të shkojnë në këto markete dhe mund të marrin çdo gjë që kanë nevojë” tha Kinik.

Ai tha se Karta e Ushqimit të Kizilay-it është një kartë ndihme.

“Veçoria më e madhe është mbrojtja e dinjitetit njerëzor. Kur këta njerëz në nevojë blejnë nëpër markete dhe dalin prej tyre, nuk kuptohet nëse janë të varfër apo të pasur” u shpreh Kinik.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik (Kınık) tha se këtë zbatim po punojnë për ta zgjeruar në mënyrë që të përfshihen edhe njerëzit e ndikuar nga terrori, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit.

Ai tha se objektiva e tyre e parë është përfshirja e 30 mijë familjeve.



Lajme të ngjashme