Euro 2016 – Aplikacion "alarm-sulm" në smartfonët e qytetarëve

Qeveria e Francës njoftoi sot me rastin e Euro 2016 (10 qershor-10 korrik) një aplikacion, që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.

506920
Euro 2016 – Aplikacion "alarm-sulm" në smartfonët e qytetarëve

Lajmërohu direkt me anë të telefonit në rast të sulmeve terroriste.

Qeveria e Francës njoftoi të mërkurën me rastin e Euro 2016 (10 qershor-10 korrik) një aplikacion, që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.

"I emërtuar Sistemi i Paralajmërimit dhe i Informimit të Popullatës (SAIP), ky aplikacion është tashmë në dispozicion falas në gjuhën frënge dhe angleze", njoftoi Ministria e Brendshme franceze, që shtoi se ky aplikacion kompleton tërësinë e mekanizmave paralajmëruese, si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.

Aplikacioni SAIP i mundëson çdokujt të lajmërohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në telefonin inteligjent, në rast të një dyshimi për sulm apo ngjarje të jashtëzakonshme, sulmi bërthamor ose rreziku që kërcënon territorin.



Lajme të ngjashme