Fillojnë karnavalet e Korçës

Sot në Korçë u hap sezoni turistik veror me Festivalin Mbarëkombëtar të Karnavaleve.

503968
Fillojnë karnavalet e Korçës

Karnavalet kanë nisur të festohen në qytetin e Korçës para viteve ’40, periudhë kur jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse një festë pagane, karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në muajin shkurt.

Veç individëve të shumtë të veshur si karnavale, kishte dhe grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si, koka kafshësh dhe njerëzish. Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive kulturore si “Rinia Korçare”. Në këtë periudhë karnavalet shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike.

Festimi i Karnavaleve u ndërpre pas viteve ’60, për të rifilluar në kushte të tjera shoqërore pas viteve ’90.



Lajme të ngjashme