Myslimanët e Skandinavisë do të agjërojnë 22 orë

Në disa qytete të Norvegjisë, Suedisë dhe Islandës besimtarët myslimanë këtë Ramazan do të agjërojnë deri në 22 orë në ditë.

kopenhag-da muharrem ayı.jpg

Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Stockholm, Fatih Mehmet Karaca, në një deklaratë për gazetarin e agjencisë turke të lajmeve, AA, tha se sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, besimtarët myslimanë që jetojnë në qytetet Kiruna të Suedisë, Tromso të Norvegjisë dhe Reykjavik të Islandës do të mbajnë rreth 22 orë agjërim, ndërsa në qytetet Stockholm, Oslo, Kopenhag dhe Helsinki agjërimi sivjet do të shkojë deri në 20 orë.

Sipas kalendarit dhe orarit të agjërimit, besimtarët në Reykjavik të Islandës do të mbajnë agjërimin më të gjatë me 21 orë e 38 minuta, ndërsa agjërimin më të shkurtër do ta mbajnë besimtarët, të cilët jetojnë në qytetin Ushuaia të Argjentinës, 9 orë e 7 minuta.

Karaca duke theksuar se edhe besimtarët myslimanë nga vendet e tjera do ti përmbahen këtij kalendari dhe orari tha:

''Në një mbledhje të Këshillit të Fetvasë për Evropën vitin e kaluar në Stockholm grupet e besimtarëve që jetojnë në Europë pranuan kalendarin dhe oraret e Kryesisë së Çeshiteve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe në vazhdim vendosën ti zbatojnë ato. Tani e tutje namazet, iftari dhe syfyri do të mbahen dhe organizohen sipas orareve të shpallura nga Diyaneti i Turqisë. Ndërkohë oraret për 134 vendbanime të ndryshme në Evropë janë dërguar të gjitha grupeve të besimtarëve.''



Lajme të ngjashme