Gjermani-35 të plagosur nga një vetëtimë

Një vetëtimë goditi një fushë futbolli në perëndim të Gjermanisë gjatë një ndeshje mes fëmijësh.

Gjermani-35 të plagosur nga një vetëtimë

Një vetëtimë goditi një fushë futbolli në perëndim të Gjermanisë gjatë një ndeshje mes fëmijësh, ku u plagosën 35 persona, ku tre janë në gjendje të rëndë.

“Aksidenti ndodhi në Hoppstädten, në shtetin federal të Rhineland-Palatinate”, sipas agjencisë zyrtare gjermane DPA që citon burime policore.

Vetëtima goditi drejtpërdrejtë arbitrin e ndeshjes, që u transportua urgjentisht me helikopter për në spital. Dy të rritur të tjerë vuajnë gjithashtu nga plagë të rënda.

32 personat e tjerë, ku 30 janë fëmijë të moshës nëntë dhe 11 vjeç dhe dy të rritur, janë plagosur lehtë dhe u transportuan në spital për kontrolle.



Lajme të ngjashme