Vdes banorja më e vjetër e planetit

Shtetasja amerikane, Susannah Mushatt Jones, banorja më e vjetër e planetit Tokë dhe që quhet ndryshe edhe dekania e njerëzimit, vdiq dje në një azil të Nju-Jorkut në moshën 116-vjeçare.

Vdes banorja më e vjetër e planetit

Gjerentologu (specialist i sëmundjeve të pleqërisë, shën.përkth.) Robert Young nga Grupi Kërkimor i Gjerontologjisë, tha se Jones vdiq në një azil pleqsh në Nju-Jork.

Jones u lind në vitin 1899 në qytetin Montgomery, në shtetin amerikan të Alabamas, ndërkohë që familja dhe miqtë thonë se jetëgjatësia e saj ka të bëjë me faktin se ka qenë një filantrope e vërtetë.

Në librin e rekordeve Guninnes, si njeriu më i moshuar i globit, Susannah Mushatt Jones kishte hyrë vitin e kaluar pas vdekjes së japonezes Misao Okawa, e cila u ndaj nga jeta vitin e kaluar në moshën 117-vjeçare.

Robert Young thotë se pas vdekjes së Jones banorja më e moshuar e Tokës aktualisht është italiania Emma Martina Luigia Morano, e cila jeton në Pallanza (Verbania), dhe që është lindur më 29 nëntor 1899.

Ndërsa personi më i moshuar i njohur më parë ka qenë francezja Jeanne Louse Clament, e cila kishte vdekur në 7 gusht të vitit 1997 në moshën 122,5-vjeçare.



Lajme të ngjashme