Në Shqipëri rritet rreziku i sëmundjeve kardiake, çdo vit 7 mijë raste të reja

Pacientët me insuficiencë kardiake apo mosfunksionim normal të zemres, po shtohen ndjeshëm në Shqipëri për shkak të mos trajtimit të tensionit të lartë, apo sëmundjeve të tjera, të cilat dëmtojnë zemrën.

Në Shqipëri rritet rreziku i sëmundjeve kardiake, çdo vit 7 mijë raste të reja

Specialistët thonë se shtohen çdo vit 7000 raste të reja, ndërkohë që theksojnë se kjo sëmundje po haset shpesh edhe tek të rinjtë, ndonëse më parë njihej si sëmundja e 65-vjeçarëve.

Sipas specialistëve, insuficienca kardiake nëse lihet e patrajtuar çon në humbjen e jetës së pacientit brenda 5 viteve. Përmiresimi i stilit të jetës sugjerohet nga mjekët kardiologë.

Rënia në peshë, lënia e duhanit, ulja e tensionit alterial, lëvizjet fizike, të gjitha keto cojne në përmirësimin e cilësisë së jetës që të mos arrihet insuficencë kardiake, argumentojnë specialistët.

Për të moshuarit, mjekët kërkojnë që të ndjekin në mënyrë korrekte kurat që u jepen për trajtimin e tensionit, apo sëmundjeve të tjera, të cilat ndikojnë në mbingarkesën e zemrës. Madje edhe një grip nuk duhet lënë pa u trajtuar pasi përkeqëson shendetin.



Lajme të ngjashme