Kanadaja legalizon ndihmën mjekësore për të vdekur

Kanadaja ka hedhur një hap tjetër drejt legalizimit të vetëvrasjes mjekësore të asistuar me paraqitjen e një projektligji mbi “ndihmën mjekësore për të vdekur”.

Kanadaja legalizon ndihmën mjekësore për të vdekur

Kanadaja bën një hap më shumë drejt legalizimit të vetëvrasjes mjekësore të asistuar me paraqitjen e një projektligji mbi “ndihmën mjekësore për të vdekur” që është miratuar në provincën e Kebekut.

“Është një çështje shumë personale që na prek të gjithëve, por gjithashtu edhe familjet tona”, deklaroi kryeministri, Justin Trudeau, duke theksuar efektin e rëndësishëm që ka një ligj mbi jetën e përditshme të kanadezëve.

Pa vajtur deri tek eutanazia si Holanda, Belgjika apo Luksemburgu apo në refuzim për të shqyrtuar këtë çështje si në Zvicër, Kanadaja hap kështu mundësinë për të rriturit që të kërkojnë t'i japin fund jetës së tyre nëse vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme dhe që i bën të vuajnë në vazhdimësi.



Lajme të ngjashme