Deti në shërbim për shërimin e sëmundjeve të lëkurës

Ujërat e Detit të Vdekur janë të njohura që nga lashtësia për cilësitë shëruese.

Deti në shërbim për shërimin e sëmundjeve të lëkurës

Plazhet e Detit të Vdekur që gjenden në Amman të Jordanisë paraqesin destinacionin për shumë turistë të cilët kalojnë fundjavën këtu, ndërkohë që përveç pushimit ata shfrytëzojnë edhe cilësitë shëruese të ujit të detit.

Deti i Vdekur është për nëntë herë më i kripur se sa ujërat e deteve të tjerë, ndërkohë që ujërat e tij janë të njohura që nga lashtësia për cilësitë shëruese nga shkaku i prezencës së dhe kripërave.

Deti i Vdekur gjendet mes Izraelit dhe Jordanisë, edhe pse në fakt bëhet fjalë për liqen, por quhet det për shkak të sasisë së madhe të kripës që ka.

Matjet e fundit kanë rezultuar me të dhënat se në një litër ujë ka 400 gram minerale dhe kripëra, magnezium, kalcium dhe kalium, natrium etj, që e bën detin një destinacion të popullarizuar për ata që kanë problem me lëkurën.



Lajme të ngjashme