Këshillë e mjekëve: Kujdes nga rrezet ultravjollcë edhe gjatë pranverës

Mjekët paralajmërojnë se edhe gjatë pranverës, e jo vetëm “dielli veror” mund të ndikojë negativisht në lëkurë nëse lëkura nuk mbrohet në mënyrë adekuate.

Këshillë e mjekëve: Kujdes nga rrezet ultravjollcë edhe gjatë pranverës

Profesoresha në Universitetin 18 Mars në Çanakkala (COMU), mjekja Zerrin Ogretmen është shprehur se rrezet ultravjollcë (UV) nuk janë të dëmshme vetëm gjatë verës porse prej tyre duhet mbrojtur edhe gjatë pranverës, konkretisht gjatë tërë vitit. Rrezet ultravjollcë, siç thekson ajo, janë të pranishme gjatë tërë vitit dhe mund të ndikojë madje edhe tek personat që rrinë ulur afër dritares në anën e diellit.

“Rrezet UV zakonisht paraqiten gjatë verës. Por, që nga vera e ndjejmë ndikimin e tyre. Ato janë kancerogjene. Njëkohësisht ato krijojnë edhe njolla pigmenti. Prandaj nevojitet që gjithmonë të mbrohemi nga dielli. Nuk është e drejtë të mendohet se nuk ka diell gjatë ditëve të zakonshme”, tha Ogretmen dhe shtoi se rrezet e dritës të cilat burojnë nga dielli gjithmonë godasin tokën, madje edhe kur moti nuk është me diell.

Siç thekson ajo rrezet e diellit kanë përparësi dhe mangësi, ndërsa mangësitë mes tjerash janë se mund të shkaktojë njolla pigmenti, kancer në lëkurë dhe sëmundje të tjera të lëkurës. Profesoresha si mbrojtje rekomandon pakësimin e qëndrimit në diell, shfrytëzimin e produkteve për mbrojtje nga dielli, veshje të gjera, si dhe kapela.



Lajme të ngjashme