Platforma Cittaslow pranoi anëtarësimin e Uzundere-së si Qyteti i Qetë

Qyteteve të qetë të Turqisë iu shtua edhe një qytet tjetër.

Platforma Cittaslow pranoi anëtarësimin e Uzundere-së si Qyteti i Qetë

Nënprefektura Uzundere e Erzurumit është qyteti i 11-të i qetë i Turqisë.

Titulli u dorëzua nga platforma "CittaSlow" me qendër në Evropë.

Ujërat që rrjedhin dhe ajri i pastër... Uzundere është një parakes e fshehur ndër male dhe tërheq vëmendjen me bukurinë natyrore.

Nënprefektura Uzundere e Erzurumit është një mrekulli natyrore me ujëvarën dhe liqenin e bukur.

Uzundere, e shënoi emrin në një nga qytezat e pakta të qeta të botës.

"Cittaslow" (SİTASILOV) është një platformë e qyteteve të qeta me qendër në Evropë.

Turqia sëbashku me Uzunderenë ka 11 qytete të tilla.

Me anë të këtij titulli qyteza do të mbrojë bukuritë e saj natyrore.

Kjo do të bëjë që qyteza të njihet edhe më shumë në botë dhe rrjedhimisht do të rritet edhe numri i turistëve që e vizitojnë atë.



Lajme të ngjashme