Kurtulmus: Nipërit e osmanlinjve japin vetëm ndihmë në mbarë botën

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, bëri të ditur se Turqia është përpara shumë vendeve në lidhje me ndihmat njerëzore.

Kurtulmus: Nipërit e osmanlinjve japin vetëm ndihmë në mbarë botën

Kurtulmus, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit ndërmjet Bashkisë Fatsa dhe Fondacionit Humanitar (IHH) për hapjen e pusit në Somali për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në këtë vend.

Zëvendëskryeministri Kurtulmus tërhoqi vëmendjen se Turqia ka një popull bamirës dhe shtoi: “Turqia, në vlerë nominale, në vitin 2014 zuri vendin e tretë për ndihma por nëse i krahasojmë shifrat me të ardhurat e Produktit të saj të Brendshëm Bruto (PBB), Turqia zë vendin e parë në botë me një diferencë të konsiderueshme. Populli turk ka zgjatur dorën e ndihmës në çdo vend të botës".

Kurtulmus, theksoi se ndihma për hapjen e pusit të ujit në Somali është shumë e vyer dhe është e rëndësishme për krijimin e një ure shpirtërore ndërmjet popullit të Fatsa-s dhe Somalisë.

Ai nënvizoi se ndihmat e bëra në Somali, kanë siguruar afrimin e dy popujve me njëri tjetrin.

Kurtulmus bëri të ditur se në Afrikë të gjithë ankohen për kolonizimin e Afrikës nga 'njeriu i bardhë" evropian dhe shtoi: “Sa herë që 'njeriu i bardhë" shkon në Afrikë, i vjedh atyre diamantet dhe arin dhe nxisin luftë duke i vënë ata ballë për ballë. Por kur vijnë nipërit e osmanlinjve, zgjasin vetëm dorën e ndihmës dhe ofrojnë arsim dhe shërbime mjekësore. Hapin puse uji dhe ndërtojnë rrugë" tha Ai.



Lajme të ngjashme