Në EXPO-n e parë të Turqisë vallëzimi i ujit do të mahnitë vizitorët

Në Antalia është duke u përgatitur një festë vizuale spektakolare, në kuadër të EXPO-s së parë të Turqisë që do të hapë dyert më 23 prill.

Në EXPO-n e parë të Turqisë vallëzimi i ujit do të mahnitë vizitorët

Liqeni i EXPO-s në është një ambient gjigand brenda vendit ku do të zhvillohet EXPO Antalia 2016.

Turqia e cila do të jetë mikpritësja për herë të parë, ka përgatitur projekte mahnitëse për këtë organizim të madh.

Një prej tyre është edhe sistemi më i madh i valëzimit të ujit, tingullit dhe dritës në Turqi.

Shatërvani 30 metrorësh u vendos brenda liqenit me një punë që zgjati për 3 muaj.

Së bashku me rënien e muzgut nisi edhe testimi i sistemit.

Burimi kryesor i testimit ishte pompimi në 80 metra lartësi të ujit.

Një nga surprizat e projektit është perdja e ujit me lazer me një gjerësi prej 60 metrash dhe lartësi 10 metra.

Vizitorët, me anë të teknologjisë 3-dimensionale dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së fundit të vendosura për efekte mahnitëse, do të mund ta shijojnë valsin e ujit të pasuruar me muzikë dhe drita, nga Kodra Shakajëk (Şakayık) dhe Kulla Expo.


Fjalët Kyçe: Antalia , Antalya , EXPO Antalia 2016

Lajme të ngjashme