Nënat e luftës me "zemra të plagosura"

Nënat siriane të cilat u njohën me luftën mbase në ditët më të bukura të jetës së tyre mundohet të mbahen në degët e jetës larg vendit të tyre.

Nënat e luftës me "zemra të plagosura"

Nënat siriane të cilat u njohën me luftën mbase në ditët më të bukura të jetës së tyre mundohet të mbahen në degët e jetës larg vendit të tyre, me plagë të thella në zemër dhe me përgjegjësi të mëdha për të ardhmen. Dikush ka humbur bashkëshortin, dikush fëmijët dhe dikush të afërmit, por me shpresë ata ëndërrojnë një të ardhme më të bukur.

Xhevahir el Jusuf, nëna e katër fëmijëve nga Siria e ikur për shkak të luftës nga vendi i saj dhe e cila është strehuar në banesat e refugjatëve në Malatja të Turqisë është një nga ata nëna të cilat dhimbjen e mbartin në zemër.

El Jusuf humbi bashkëshortin e saj në bombardimet e regjimit të Asadit. Pas kësaj ngjarje të dhimbshme, 2 vite e gjysmë më parë ajo erdhi në Turqi ku mundohet të mbahet në jetë dhe të jetë nënë dhe baba për 4 fëmijët e saj, më i vogli i të cilëve është 5 vjeç.

Në një prononcim nëna bashkë me dhimbjen shpjegon historinë e saj me lot në sy. Duke thënë se çdo ditë të jetuar në Siri e kanë kaluar mes zhurmës së bombave dhe luftimeve el Yusuf në vijim shton: "Ndërkohë që ishim në shtëpi, bashkëshorti doli në rrugë. Në atë moment ndodhi një bombardim i cili u shoqërua me një zhurmë shumë të madhe. Kur dola jashtë pashë që bashkëshorti kishte humbur jetën. U mërzita shumë, u shkatërrova. Nuk di ç'të them në këto momente".

Xhevahir el Yusuf duke shpresuar që sa më parë të mbarojë lufta shprehet: "Shpresoj që Allahu të na falë paqe dhe të kthehemi në vendin tonë. Edhe ne të vazhdojmë të jetojmë bashkë me të afërmit tanë atje. I jemi shumë mirënjohës Turqisë që na hapi dyert. Po të mos ishte Turqia ç'mund të bëja me katër fëmijë".

Duke ngushëlluar familjarët e të gjithë atyre që kanë humbur jetën në luftë el Jusuf në vazhdim thotë: "Allahu ju dhashë durim të gjitha grave që janë në gjendjen time. Shpresoj të mbarojë kjo luftë dhe të kthehemi dhe të jetojmë në qetësi me të afërmit tanë. Allahu ju dhashë durim të gjithë sirianëve. Me rastin e festës së nënës unë uroj që Allahu të jetë pranë dhe ti ndihmojë të gjithë nënat siriane dhe të gjithë nënat në botë. Lus Allahun që t'i japë jetë dhe të na gjendet pranë Presidentin Recep Tayyip Erdoğan. E di se ç'mund të themi është pak për ta pasi duke na pranuar ne na kanë mundësuar lumturinë më të madhe në botë''.



Lajme të ngjashme