Facebooku përballet me gjyq në Gjermani

Autoriteti i konkurrencës gjermane nisi një proces gjyqësor kundrejt Facebook-ut, i cili dyshohet se ka abuzuar me pozitën dominuese në treg.

443008
Facebooku përballet me gjyq në Gjermani

Autoriteti i konkurrencës gjermane nisi një proces gjyqësor kundrejt Facebook-ut, me dyshimin për abuzim me pozitën dominuese në treg duke u imponuar përdoruesve të saj kushtet e shërbimit në kundërshtim me rregullat e mbrojtjes së të dhënave.

“Dyshimi fillestar ngrihet ndaj kushteve të shërbimit të Facebook-ut që po shkel rregullat e mbrojtjes së të dhënave", sqaroi në një deklaratë të publikuar sot, Zyra antikartel, që parashikon shqyrtimin ndër të tjera të lidhjes së mundshme midis një pozite dominuese të biznesit në treg dhe përdorimit të një pjesë të veçantë të dokumentit ligjor.

Ky proces ka nisur kundër grupit Facebook, filialit të tij në Irlandë, ku ndodhet selia e pjesës evropiane dhe e degës së saj gjermane Facebook Germany GmbH, me seli në Hamburg.



Lajme të ngjashme