Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Prania e mbetjeve plastike në çokollatë, "Mars" tërheq produktet nga 55 vende

Gjiganti amerikan i çokollatës, "Mars", njoftoi të martën se ka urdhëruar tërheqjen nga 55 vende të produkteve me bazë çokollate dhe ëmbëlsira të prodhuara në Holandë, pasi një konsumator gjeti mbetje plastike në një produkt të kësaj kompanie.

Prania e mbetjeve plastike në çokollatë, "Mars" tërheq produktet nga 55 vende

"Për sa jemi në dijeni, janë të përfshira në këtë çështje 55 shtete", deklaroi për median Eline Bijveld, një nga drejtueset e grupit për Holandën, duke shtuar se ky njoftim është i vlefshëm kryesisht për produktet në Holandë, me burim në një fabrikë "Mars" të qytetit Veghel (jug) për eksport.

Më parë disa filiale evropiane kishin njoftuar nga ana e tyre duke dhënë alarmin në tregjet respektive.

Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Spanja bëjnë pjesë në listën e vendeve të prekura.



Lajme të ngjashme