Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Televizioni Shtetëror i Bosnje-Hercegovinës BHRT mund të mbyllet

Televizioni Shtetëror i Bosnje-Hercegovinës BHRT mund të mbyllet

Televizioni Shtetëror i Bosnje-Hercegovinës BHRT mund të mbyllet

Televizioni shtetëror i vendit mik dhe vëlla Bosnje-Hercegovinës, përballet me rrezikun e mbylljes për shkak të problemeve financiare

Institucioni jeton me rrezikun e mbylljes për shkak të mos gjetjes së një zgjidhjeje për problemet financiare.

Situata është aq e vështirë sa nuk mund të paguajë dot as faturat për energjinë elektrike dhe gazin natyror.

Drejtori i Përgjithshëm i BHRT-së Belmin Karamehmedoviç tha :

“Nëse vazhdojmë kështu për fat të keq jemi të detyruar të mbyllim televizionin. Bosnje dhe Hercegovina e cila këto ditë është përgatitur për të aplikuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, mund të mbetet si vendi i vetëm evropian pa një televizion shtetëror”.

Karamehmedoviç tha se u ka paraqitur autoriteteve qeveritare modele të ndryshme për të ardhura.

Mirëpo Ministri i Komunikimit i Bosnje dhe Hercegovinës bëri të ditur se të paktën edhe për 6 muaj do të vazhdojnë me modelin e deritanishëm.

Ndërkaq mbështetësi më i madh i televizionit boshnjak që është duke kërkuar burime financimi, është TRT-ja.

Drejtori i Përgjithshëm Karamehmediviç, theksoi se veçanërisht pas ardhjes së Senol Goka në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Turk, marrëdhëniet midis dy institucioneve kanë përparuar edhe më shumë.

Në mënyrë që të përfaqësohen të tre etnikat, televizioni shtetëror i Bosnjës bën transmetime në tre gjuhë, boshnjakisht, kroacisht dhe serbisht.


Fjalët Kyçe: Bosnje Hercegovinë , BHRT , TRT

Lajme të ngjashme