4 Shkurt - Dita botërore e luftës kundër kancerit

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes sot në botë, sidomos në vendet në zhvillim.

4 Shkurt - Dita botërore e luftës kundër kancerit

Në vitin 2008 u llogaritën rreth 7.6 milionë vdekje, ndërsa në vitin 2030 kjo shifër mund të arrijë në 13.1 milionë.

Në ditën botërore kundër kancerit organizatat e shëndetësisë bëjnë apel për më shumë kontrolle, pasi 1.5 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren masa të rëndësishme për të luftuar kancerin.

Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri ndodhin për shkak të rreziqeve kryesore të mënyrës së jetesës dhe sjelljes si, mbipesha, konsumimi i pakët i frutave e perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i duhanit, përdorimi i tepruar i alkoolit etj.

Në mbarë botën, llojet kryesore apo më të zakonshme të kancerit që vrasin njerëzit janë: kanceri i mushkërive, stomakut, mëlçisë, i zorrës së trashë, i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës.


Lajme të ngjashme