Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Danimarkë-Regjistrohet rasti i parë i infektimit nga virusi Zika

Virusi Zika i cili gjithnjë e më shumë po haset në Amerikë arriti edhe në Evropë.

Danimarkë-Regjistrohet rasti i parë i infektimit nga virusi Zika

Virusi Zika i cili gjithnjë e më shumë po haset në Amerikë arriti edhe në Evropë. Bëhet me dije se qytetari danez rezultoi pozitiv ndaj virusit i cili transmetohet nga mushkonjat, pasi u kthye në shtëpi nga një udhëtim në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Virusi, i cili paraqet kërcënimin më të madh për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre, është përhapur në Amerikë, ku janë regjistruar mijëra persona të prekur nga virusi Zika.

Televizioni shtetëror danez ka njoftuar se rasti i parë në vendin e tyre është konfirmuar nga punonjësit shëndetësorë nga qyteti i dytë danez për nga madhësia Aarhus. Ata gjithashtu paralajmëruan se deri më tani vetëm Kanadaja dhe Kili nuk janë prekur nga virusi i cili po përhapet në të gjitha pjesët e Amerikës.

Gjatë fundjavës janë regjistruar edhe tre raste të virusit tek disa njerëz të cilët janë kthyer nga udhëtimi në Kolumbi, Surinami dhe Guajanë. Megjithëse virusi nuk transmetohet direkt nga personi në person Instituti i Shëndetit Publik të Anglisë ka paralajmëruar se ka një numër të vogël të rasteve ku virusi transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale ose nga nëna tek fetusi nëpërmjet placentës.



Lajme të ngjashme