Dy gomone me emigrantë mbyten në brigjet turke, vdesin 6 fëmijë

Dy gomone me emigrantë, të cilët përpiqeshin të dilnin jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme janë mbytur në komunat Bodrum të Rrethit Mulla dhe Çesme të Izmirit. Në të dyja ngjarjet kanë humbur jetën 6 fëmijë.

Dy gomone me emigrantë mbyten në brigjet turke, vdesin 6 fëmijë

Roja Bregdetare turke u njoftua për mbytjen e një gomoneje në brigjet e Akyarlarit dhe nisën operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në vendngjarje mbërritën 3 motoskafë dhe shpëtuan 54 klandestinë.

Bëhet e ditur se në mesin e të shpëtuarve 2 fëmijë dhe 2 gra janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga deti trupat e tri foshnjave, njëri prej të cilëve ishte vetëm 5-muajsh, si dhe të një vajze të mitur.

Ndërsa në Komunën Çesme të Izmirit, peshkatarët kanë gjetur në det të hapur trupat e dy fëmijëve.

Në të njëjtën zonë, ekipet e Rojës Bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 200 klandestinë gjatë natës së mëparshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme