Takimi me studentët i ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme studentore, dje Unioni Studentor Shqiptar ka organizuar Panel me Ambasadoret e republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë, z.Avni Spahiu dhe z.Genci Muçaj.

Takimi me studentët i ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Tema diskutimi ishte "Pervoja diplomatike personale dhe marredhenjet multilaterale ne shek. XXI". Në aktivitet morën pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva dhe diaspora shqiptare në Turqi.

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Unionit z. Kushtrim Fana. Gjatë fjalës së tij Kryetari bëri një prezantim të shkurtër të Unionit, misionit të tij në mbështetje të studentëve shqiptarë që studiojnë në Ankara, aktiviteteve që ka organizuar dhe do të organizojë në të ardhmen duke theksuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës i japin Unionit dhe studentëve shqiptarë.

Ambasadorët u shprehën të kënaqur që gjendeshin në mesin e studentëve. Ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Avni Spahiu ndau me studentët një pjesë nga përvoja e tij diplomatike në SHBA dhe në Turqi. Ndërsa Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z. Genci Muçaj në fjalën e tij shprehu gatishmërinë për mbështetjen e studentëve shqiptarë. Pjesa e dytë e takimit u organizua me pyetje-përgjigje mes studentëve dhe ambasadorëve.

Në fund, Unioni ndau ''Mirënjohje'' dy ambasadorëve për kontributin e dhëne ndaj tij. Po ashtu janë ndarë ''Mirënjohje'' edhe për themeluesit e Unionit, për kontributin që kanë dhëne në themelin e kësaj organizate, që përfaqëson të gjithë studentët Shqiptar, nga do që vijnë, në Ankara

Takimi u mbyll me një fotografi të pranishmëve në takim së bashku me ambasadorët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme