Koleksion me antikitete, por nuk janë për shitje

Koleksionisti dhe admiruesi i sendeve antike Rafet Nalincilar (81) nga Bursa e Turqisë, është pronari i dyqanit me antikitete.

Koleksion me antikitete, por nuk janë për shitje

Koleksionisti dhe admiruesi i sendeve antike Rafet Nalincilar (81) nga Bursa e Turqisë, reliken e parë e bleu 58 vite më parë, dhe tani në dyqanin e tij ka ekspozuar mbi dy mijë artikuj që nuk ka ndërmend ti shesë.

Madje në hyrje të dyqanit me antikitete ka vendosur një shkrim: "Ky është koleksion, nuk shiten".

Nalincilar me mbledhjen e koleksioneve të vjetra merret që nga viti 2009. Artikullin e parë që kishte blerë nga një shtëpi ankandi, ishte një orë bronzi në formën e Kullës Eifel. Kjo orë ka zgjuar aq shumë dashuri për reliket dhe sendet e vjetra sa që Nalincilar vendosi të largohet nga puna e argjendarisë, të cilën e punoi mbi 30 vjet, dhe u bë koleksionist.

Ai thekson se disa sende janë trashëgimi që babai ia kishte lënë dhe shton se kishte udhëtuar shpesh për të blerë edhe të tjerët dhe për të bëri një koleksion. "Këtu ka shpata të vjetra edhe 200 vjet. Ka dhe municione mbi njëqind vjet të vjetra. Pjesën më të madhe të këtyre artikujve e kamë blerë nga shtëpitë e ankandit". tha Nalincilar. Ai shtoi se më së shumti i interesojnë anijet dhe se në koleksionin e tij, ka pjesë të anijeve shumë të vjetra.

"Kam edhe kujtime nga babai im. Shumë jam i dhënë pas antikës. Me këto sende kujtoj kohërat e lashta. Ka shumë që duan të blejnë diçka nga koleksioni im, por unë assesi nuk i shes. Më parë kisha një rast kur një njeri nxori bllokun e çeqeve dhe tha:.. "Shkruani shumën që doni', por unë nuk e shita. Këtë do tua lë fëmijëve, nipërve dhe mbesave", thotë ky koleksionist i pasionuar.

Përveç pasionit të tij ndaj objekteve të lashta, atë e tërheqin edhe instrumentet e vjetra muzikore. Koleksioni shumë i pasur, pothuajse nuk mund të qëndrojë në dyqan, kështu që ai shpreson se një ditë kjo do të ekspozohen në një muze të bukur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme