Erdogan: Mesazhi i Zuckerberg, me vlerë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaratën e pronarit të rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, në lidhje me myslimanët, e cilësoi si të vyer.

Erdogan: Mesazhi i Zuckerberg, me vlerë

Presidenti Erdogan, në mesazhin e publikuar në faqen e tij zyrtare shkroi: “Në këtë periudhë kur islami dhe terrori shprehen shpeshherë bashkë, dua të bëj të ditur se deklaratën e Mark Zuckerberg që shprehu një ndryshim të madh, e shoh si një mesazh të vyer”.

Mark Zuckerberg, reagoi në lidhje me deklaratën e kandidatit për kandidat të Partisë Republikane për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trup në lidhje me myslimanët.
Zuckerberg në mesazhin e tij shkroi: “Edhe nëse një sulm nuk bëhet kundër jush, në kohën e sulmeve në liri secili do të ketë dhimbje.

Ndërkaq myslimanëve ju drejtua me fjalët: “Dua që të dini se jeni përherë të mirëpritur në Facebook dhe se do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e juaja dhe për të krijuar ambient paqësor dhe të sigurta për ju”.

Fjalët e Trump kundër myslimanëve ishin kritikuar edhe nga Presidenti Barack Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme