Iran-22 të vdekur nga epidemia e gripit

Njoftohet se në Kirman të Iranit 22 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit.

Iran-22 të vdekur nga epidemia e gripit

Njoftohet se në Kirman të Iranit 22 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit. Ministri i Shëndetësisë, Hasan Hashimi, i cili ka folur për televizionin shtetëror iranian IRINN, ka deklaruar se: "Deri tani në Kirman 22 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit".

Hashimi, i cili vuri në dukje se edhe vitin e kaluar në vend kanë ndodhur raste të ngjashme, nuk dha informacione në lidhje me virusin që shkakton epideminë e gripit vdekjeprurës.

Nga ana tjetër, sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA, edhe në qytetin Sirxhan 67 persona u referuan në spitale të ndryshme në rajon me diagnozën e gripit. Drejtori i Shëndetësisë në Sirxhan, Musa Nasrullah, në deklaratën e tij e bërë për IRNA-n, theksoi se në situatën e 34 personave prej këtyre është vërejtur përmirësim.

Gjithashtu në lajmin u njoftua se javët e fundit në Kirman përjetohet një rritje të rasteve të gripit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme