Turqi - Ujërat termale, kura të shkëlqyera për shumë sëmundje

Ujërat termale janë kura të shkëlqyera për shumë sëmundje dhe nga ky aspekt Turqia është një vend shumë i pasur.

Turqi - Ujërat termale, kura të shkëlqyera për shumë sëmundje

Llixhat kanë efekte kuruese për një numër të madh sëmundjes, ku spikasin osteoartriti dhe hernia diskale.

Për të marrë rezultate të kënaqshme nga termoterapia, duhet që ujërat termale të shfrytëzohen të paktën një herë në vit dhe jo më pak se 15 ditë.

Ndërsa pacientët me hipertension dhe probleme të tjera kardiovaskulare duhet që t’i vizitojnë llixhat nën kontrollin e mjekut.

Sakaq, llixhat në zonën e quajtur Yoncali të Kutahyas kanë fituar një famë botërore si “uji i rinisë”.

Në një prononcim për TRT-në, drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Llixhat e Yoncalisë, Emel Dagdelen, sqaroi se ujërat termale të zonës njihen si “uji i rinisë” që kur një prej vajzave të një sulltani selxhukas ka shpëtuar nga një sëmundje e rëndë e lëkurës falë kurimit nëpërmjet tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme