Rritet numri i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri

Numri i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri arrin në 862 në të gjithë vendin, 87 prej të cilëve janë raste të reja, të regjistruara vetëm në vitin 2015.

Rritet numri i të prekurve me HIV/AIDS në Shqipëri

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se numri i të prekurve nga ky virus vdekjeprurës, në vitin 2014, ishte 775 në nivel kombëtar, prej të cilëve 75 ishin raste të reja, çka tregon se numri i të infektuarve nga Sida ka ardhur duke u rritur.

Por, ndryshe nga viti i mëparshëm, këtë vit regjistrohen më pak viktima. Pra, nëse në vitin 2014 u ndanë nga jeta 11 persona të prekur nga HIV/AIDS, në 2015-n numri i viktimave arrin në nëntë persona.

Njësoj si vitet e tjera, edhe këtë vit, në ditën botërore të luftës kundër AIDS, specialistët e ISHP-së theksojnë se Shqipëria vijon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV, që përllogaritet në masën 0.03%.

Sakaq, ata ngrenë shqetësimin se problem mbetet numri i ulët i personave që testohen me vullnetin e tyre të lirë, çka sjellë diagnostikimin e vonshëm të prekjes nga virusi që reflektohet në afër 50 për qind të rasteve të diagnostikuar gjatë vitit 2015.

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik dëshmon se rruga seksuale e transmetimit të virusit HIV vazhdon të predominojë në vendin tonë, e cila konstatohet në 94% të rasteve, nga të cilët 11.6% e të prekurve me HIV/AIDS.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme