Vendet perëndimore admirojnë sistemin shëndetësor të Turqisë

Bota po ndjek me admirim zbatimet e realizuara nga Turqia gjatë 13 viteve të fundit në fushën e shëndetësisë.

Vendet perëndimore admirojnë sistemin shëndetësor të Turqisë

Dr. Pascale Richetta, anëtare e Komitetit Ekzekutiv Evropian për Projektin e Zgjidhjeve Shëndetësore, ka deklaruar se në Turqi i kushtohet rëndësi madhore shëndetësisë dhe qasja ndaj shërbimeve shëndetësore po rritet gjithnjë e më shumë, bën të ditur gazeta “Yeni Akit”.

Bazuar në artikullin e të përditshmes turke, duke theksuar se mjeku familjar, projekt i realizuar në kuadër të ristrukturimit të sistemit shëndetësor turk, është një zbatim i përkryer dhe me ecuri jashtëzakonisht të kënaqshme, dr. Richetta vijoi me fjalët: “Krahas një popullsie me mbi 70 milionë banorë, nëse marrim parasysh edhe numrin e lartë të emigrantëve të strehuar në Turqi, duhet të themi se ky është një zbatim shembullor.”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme