Vahap Yeroglu, të drejtosh me profesionalizëm

Është shumë i dhënë pas librave të historisë, të qenit në një profesion tjëtër, nuk e ka penguar Vahapin që të pajiset me dije të thelluara në histori.

Vahap Yeroglu, të drejtosh me profesionalizëm

Vahap Yeroglu ka lindur në Mallatia (Malatya), por që nga viti 1988 ai është zhvendosur në Stamboll. Ka filluar të merret me IT që në vitet ’90. Ka punuar edhe në sektorë të tjerë, siç kanë qenë tekstili etj. Ndërsa në vitin 2002 ka hyrë në kompaninë “Çalik Holding”. Gjatë atyre viteve është marrë me shumë projekte të rëndësishme deri në vitin 2009, vit në të cilën ka ardhur në Shqipëri. Për Vahap Yeroglu Shqipëria nuk ishte diçka e panjohur, si apasionuar pas historisë, ai e kishte hasur atë në leximet e tij. Shqipëria i dilte kudo në ato shkrime historike, që në periudhën që kishte bashkëudhëtuar në histori me perandorinë otomane, deri në ditët e mbretërisë apo ferrin komunist.vahap yeroglu

Ardhja e tij në Shqipëri ishte për të një ngritje në detyrë, sepse kompania “Çalik Holding”, duke parë aftësitë e tij të spikatura, vendosi ta dërgonte në Shqipëri, në një nga kompanitë e saj “Albtelecom&Eagle mobile”. Shqipëria për Vahapin nuk ishte një befasi, pasi duke lexuar shumë libra historikë, ai kishte arritur të mësonte edhe për të shkuarën e Shqipërisë.

Në fakt jam shumë i dhënë pas historisë dhe para se të vija këtu kisha shumë dijeni për historinë. Isha në dijeni se kishte bashkëudhëtuar për 500 vjet me perandorinë Osmane, dija se kishte kaluar në mbretërinë e Zogut, gjithashtu isha në dijeni edhe për periudhën e errët komuniste. Dhe kur erdha këtu ishta mjaftueshëm i përgatitur për këtë vend”, -pohon Vahapi.

Përveç njohjes historike nëpërmjet librave, Vahapi në Stamboll kishte njohur edhe shumë shqiptarë, të mbërritur aty shumë herët. Por ai thekson se këta ishin shqiptarë të ardhur nga viset e tjera jashtë Shqipërisë aktuale, ata vijnë kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia.

Po kam takuar shumë shqiptarë, që kryesisht kishin ardhur nga Kosova, madje me disa prej tyre jam edhe miq që nga rinia. Por më shumë njohja ime me shqiptarët dhe Shqipërinë ka qenë nëpërmjet librave të historisë”, -nënvizon ai .

Pasioni i tij për IT-në ka qenë i hershëm, aq sa ka provuar edhe më parë të ngrinte sipërmarrje të veten, për të cilën ndihet shumë krenar. Por rrjedha e gjërave mori zhvillim tjetër, ai nuk refuzoi ofertën e “Çalik Holding”, e cila ishte shumë justifikuese të punoje në këtë kompani. Kurse ardhjen në Shqipëri e quan me fat, sepse ndërthuret ngritja profesionale me njohuritë për këtë vend. Mjedisi që gjeti këtu ishte shumë i ngrohtë për të.

Vahap yerogluPavarësisht se kisha njohuri rreth Shqipërisë, mua më shtyu të vij këtu oferta profesionale. Unë erdha këtu dhe kisha njohuri për vendin dhe ky ishte një favor i madh për mua, duke parë se Shqipëria nuk kishte ndonjë dallim të madh me Turqinë”, -shprehet Vahapi.

Në ditët e sotme teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën tonë të përditshme, aq më shumë, kur bëhet fjalë për një kompani komunikimi siç është “Albtelecom&Eagle mobile”, e cila përpiqet të revolucionarizojë komunikimin në vend. Për këtë një barrë të madhe përsipër ka mbajtur edhe Vahapi, i cili në fillim u ndesh me mungesë të burimeve njerëzore, pasi tregu vendas kishte varfëri në profesionistë të IT. Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan, kjo në sajë të vullnetit dhe dëshirës së madhe të të rinjve shqiptarë për të mësuar gjëra të reja.

Kur flasim për teknoligjinë duhet të kemi parasysh dy gjëra: kapitalin njerëzor dhe kapitalin financiar. Në fillim kishte një boshllëk të madh në anën profesionale. Në fillim unë kam bërë shumë intervista për të marrë njerëz në punë, madje mbi 100 të tilla dhe vija re që kishte një dëshirë të madhe nga të rinjtë shqiptarë për të përvetësuar njohuritë më të fundit nga teknologjia”, -thekson Vahapi.vahap yeroglu

Në sektorin e IT në kompaninë “Albtelecom&Eagle” ka hirearki, e cila funskionon si sahat duke bërë gjithsecili detyrën e tij. Aty ka përpunim të dhënash, të cilat kërkojnë përgjigje në kohë reale dhe për këtë kujdeset një grup i madh, cili kryen një punë titanike që tu shërbejë sa më mirë abonentëve të kësaj Kompanie. Vahapi ka rolin kryesor në këtë drejtim, sepse është ai që i jep jetë dhe energji gjithë kësaj pune.

Unë drejtoj grupin e informacionit CIO (Chief Information officer), kur flasim për këtë profil duhet të themi se jemi në një kompani teknologjike. Nga A deri tek Z, këtu ka teknologji. Më saktë, mund të them se jemi si një kuzhinë, ku mund të them se gatuhet gjithçka”, -pohon Vahapi.

Duke qenë drejtues IT, Vahapi gjithmonë është edhe në kërkim të shërbimeve të reja teknologjike që mund të implementohen nga kompania dhe të vijnë tek konsumatori. Gjithmonë synohet të kapet trendi botëror përsa i përket teknologjisë, për këtë kërkohet një ambicie dhe përkushtim i madh.

Kjo mund të thuhet pjesërisht, pasi formohet një nevojë tek klienti, dhe pas asaj kjo nevojë apo kërkesë kalohet tek drejtorët përkatës. Ne jemi ata që gjejmë rrugët që duhet të realizojmë këto kërkesa për avancim të teknologjisë së shërbimit. Krahas nevojave dhe kërkesave të klienteve, Albtelecom & Eagle mobile ndjek trendet më globale dhe më pas i zbaton ato në Shqipëri”, -thotë ai.

vahap yerogluTë gjithë turqit që kemi takuar kanë një zell të madh për punë, është në natyrën e tyre të punojnë me orar të gjatë. Me të tillë orar përballet shpesh edhe Vahapi, të cilit i duhet të sakrifikojë edhe festat për hir të mbylljes së projekteve emergjente. Ditët relativisht shkojnë përtej orarit zyrtar, madje duke kaluar edhe 12 orë. Por duke qenë shumë i apasionuar pas teknologjisë gjithçka kalon lehtësisht kur e sheh se si realizohen idetë e reja.

Patjetër që po, ka raste që punojmë 12 orë, madje ka raste që e ekzagjerojmë në 16 orë punë. Ka projekte që kërkojnë një përkushtim më të madh, të cilat duhet të rrish me orë të tëra për t’i përfunduar. Ka raste që edhe në festa të ndryshme, siç është Bajrami, ne nuk shkëputemi nga puna, pasi teknologjia ka afat dhe duhet përfunduar një project i caktuar. Dua me këtë rast të falenderoj shumë edhe stafin, i cili punon në mënyrë shumë të përkushtuar”, -thekson Vahapi.vahap yeroglu

Gjatë qëndrimit në Shqipëri prej 6 vjetësh, Vahapi ka pasur rastin të shkojë në të gjithë Shqipërinë, kjo sipas tij ka ndodhur për arsye pune, por që ia ka vlejtur shumë, sepse ka njohur Shqipërinë nga veriu në jug. Shqipëria ka vende shumë të bukura që mahnisin çdokënd që ka rastin ta vizitojë.

Kur kam filluar punën në Albtelecom isha zv/drejtor i përgjithshëm, dhe kishim marrë urdhër që të kontrollonimm çdo pikë, ku do të ishte shtrirë sinjali i “Albtelecom & Eagle mobile” dhe prandaj kam qenë në çdo skaj të Shqipërisë nga Veriu në Jug. Nga Vermoshi deri në Konispol”,- pohon Vahapi.

Në lidhje me ushqimin Vahapi thotë se ai nuk ka ndonjë ndryshim të madh krahasuar me atë turk, madje edhe emrat i kanë të përafërt për të mos thënë të njëjtë. Por ai ka provuar lloje të ndryshme ushqimesh nga krahinat e Shqipërisë. Dallimi i ushqimeve në Shqipëri me ato në Turqi është se janë më afër natyrores dhe nuk janë akoma në fazën e prodhimit masiv, kështu që mund të gjesh ushqim bio me shije shumë të mirë.

Këtu gjeta pak a shumë një kuzhinë shumë të ngjashme me atë turke, madje edhe emrat i kishin të ngjashëm. Por këtu vura re se kishin një shije më të mirë, pasi ushqimet janë më natyrore ose më bio. Shpeshherë i them asistentes të më sjellë ushqime të ndryshme nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ku jam i sigurt që edhe shqiptarët që jetojnë këtu nuk i kanë provuar”, -nënvizon ai.

vahap yerogluGjithsecili ka një dëshirë të tijën për t’u marrë në kohën e lirë me të, disa pëlqejnë sportin, të tjerë librat, kurse disa shëtitjen. Për Vahapin, noti është ai që do të donte ta ushtronte në kohën e lirë, sapo t’i jepej mundësia. Librat e historisë janë ata që e nxisin të lexojë, ai ka një kureshtje të madhe për të kaluarën njerëzore, prandaj sa herë i jepet mundësia lexon libra historikë.

Së pari këtu, ndryshe nga ç’bëja në Stamboll, që merresha me sport dhe me not, këtu nuk kam mundur ta bëj një gjë të tillë, sepse nuk kam shumë kohë. Kur kam kohë shëtis bregdetin shqiptar sa herë kam mundësi, që për mua është shumë i bukur, gjithashtu shkoj edhe në qytete të tjera”, -rrëfen Vahapi.

Do të kishte shumë dëshirë të jetonte në Shqipëri, pasi këtu është përshatur më së miri. Vahapi tashmë është një shtetas shqiptar dhe tregon për një integrim të mirë në shoqërinë shqiptare. Miqësitë e shumta që ka këtu, kohën e lirë që kalon me ta.

Së pari duhet të them se unë kam marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Gjithashtu dua të shtoj se nëse më jepet mundësia kam shumë dëshirë të jetoj këtu, gjatë qëndrimit tim kam zënë shumë miq shqiptarë”, -shprehet ai.

Në Turqi shkon shumë shpesh, sepse është shumë i lidhur me vendin e tij, Turqinë. Këto vajtje kaq shpesh në Turqi justifikohen me faktin se është shumë afër, në më pak se 1 orë e 30 minuta je në Stamboll.

Në Turqi shkoj të paktën njëherë në muaj, dhe ajo për të cilën më merr malli dhe më mungon më shumë është familja”, -përfundon Vahapi.

- Realizoi për TRT Shqip, Urim TUSKU -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme