Turqia kërkon solidarizim ndërkombëtar për krizën e refugjatëve

“Terrorizmi vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë e të gjithë neve”, deklaroi kreu i shtetit turk, ndërsa bëri thirrje për solidarizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar në lidhje me krizën e refugjatëve.

417855
Turqia kërkon solidarizim ndërkombëtar për krizën e refugjatëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti të dielën një fjalim në sesionin e Samitit të G20-s mbi “Strategjitë e Rritjes Ekonomike, Punësimit dhe Investimeve”, ku u ndal veçanërisht mbi sulmet terroriste të kohëve të fundit.

“Ekonomia, që përbën fushën kryesore të interesit të G20-s, nuk është e pavarur nga problemet politike, sociale dhe kulturore. Aq më pak kur flitet për jetën e njeriut. Sulmet terroriste të 4 muajve të fundit në Turqi, aktet në Paris dhe ngjarjet, që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorit në Siri, janë prova më e hidhur për këtë. Të gjitha këto ngjarje tregojnë se terrorizmi vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë e të gjithë neve. Si Turqi, ne mendojmë se duhet të shprehet më fuqishëm vendosmëria e zhvillimit të bashkëpunimit për luftën antiterror. Po ashtu, gjithnjë e më i rëndësishëm po bëhet edhe solidarizimi e bashkëpunimi ndërkombëtar në lidhje me krizën e refugjatëve, e cila sjell rezultate maksimalisht serioze nga aspekti i problemeve humanitare. Fatkeqësisht, është e pamundur të themi se shoqëria ndërkombëtare i ka kaluar me sukses sprovat rreth këtyre çështjeve. Në sistemin ndërkombëtar nevojitet një përditësim tepër urgjent me përfshirje të gjithanshme mbi bazat e drejtësisë”, është shprehur Presidenti Erdogan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme