Dita botërore e sëmundjes së diabetit

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

Dita botërore e sëmundjes së diabetit

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e dialektikëve në mbarë botën.

Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, apeli i kësaj dite është: ushqim i shëndetshëm kundër diabeti, mbroni të ardhmen tuaj, vepro për të ndryshuar jetën tënde sot dhe vepro për të ndryshuar botën nesër.

Përafërsisht sot ne bote 387 milionë të rritur kanë diabet dhe ky numër do të arrijë në 592 milionë në vitin 2035.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme