Liderët e G20-s do të qerasen me llokum turk

Me udhëzim të presidentit turk Erdogan, i cili të martën vizitoi rajonin Belek në Antalya të Turqisë, ku do të mbahet Samiti G20, janë përgatitur 21 pako me llokum turk për liderët pjesëmarrës.

Liderët e G20-s do të qerasen me llokum turk

Samiti i Liderëve të G20-s do të mbahet në datat 15-16 nëntor në zonën turistike Belek të Turqisë. Në prag të samitit Presidenti Erdoan inspektoi përgatitjet në vend dhe udhëzoi përgatitjen e 21 pakove me llokum turk (të pjekura dy herë) për liderët që do të vijnë në Antalya.

Kryetari i Bordit drejtues të kompanisë që do të përgatisë llokumet, Nexhmi Allpagot (Necmi Alpagot) theksoi se presidenti Erdoan kishte ngarkuar me detyrë Komitetit organizativ për përgatitjen e llokumeve turke për liderët pjesëmarrës. Pasi anëtarët e Komitetit kanë kontaktuar me kompaninë, kanë nisur edhe përgatitjet e pakove të veçanta me llokume për liderët botërorë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme