Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Korrespondenti i AA në listën e "10 të rinjve më të mirë afrikan

Korrespondenti i Kamerunit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli, arriti të hyjë në listën e 10 të rinjve më të mirë të Unionit Afrikan për vitin 2015.

Korrespondenti i AA në listën e "10 të rinjve më të mirë afrikan

Në kuadër të Ditës së të Rinjve Afrikanë që festohet çdo 1 nëntor, në ceremoninë e zhvilluar në qendrën e Addis Ababa, u zgjodhën 10 afrikanët e rinj më të mirë për punimet e tyre në fushën sociale, arsim dhe të drejtat e njeriut.

Korrespondenti i Agjencisë Anadolli, Kouagheu, që u zgjodh ndër më të mirët, në deklaratën e tij tha se ndjehet mirënjohës ndaj Agjencisë Anadolli që i ka dhënë mundësinë për të publikuar lajmet në lidhje me organizatës Boko Haram dhe gratë nga Kameruni të cilat mundohen të fitojnë bukën e gojës duke punuar në tregjet e popullit.

Kouagheu, bëri të ditur se do të vazhdojnë të ndjekin nga afër historitë njerëzore duke filluar nga ato të grave në këto vende.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme