Çmimi Nobel i profesorit nga Cambridge shitet për 800 mijë dolla

Çmimi fillestar i medaljes Nobel, që u shit në një ankand në Los Angeles ishte 450 mijë dollarë.

Çmimi Nobel i profesorit nga Cambridge shitet për 800 mijë dolla

Çmimi Nobel, i cili në vitin 1963 iu nda profesorit nga Cambridge për punën revolucionare në fushën e sistemit nervor qendror, është shitur mbrëmë në një ankand në Los Angeles për rreth 800 mijë dollarë.

Çmimin e arit prej 23 karatësh, i cili i është ndarë fiziologut dhe biofizikantit britanik Alan Lloyd Hodgin (1914-1998), e bleu një koleksionist anonim.

Siç shkruajnë mediat amerikane, çmimi fillestar i medaljes Nobel, i cili në njërën anë e ka të gdhendur figurën e Alfred Nobel-it, dhe në anën tjetër emrin e laureatit dhe vitin kur është ndarë, ishte 450 mijë dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme