Kreu i OICC-së për banja termale në Turqi

Qyteza Pamukala e rrethit Denizli të Turqisë, e famshme botërisht për turizmin shëndetësor termal, gjatë këtyre ditëve ka pritur një mysafir të rëndësishëm.

Kreu i OICC-së për banja termale në Turqi

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kryeqyteteve dhe Qyteteve Islame (OICC), Omar Abdullah Kadi, i cili më parë ka qenë për 15 vjet kryetar bashkie në tokat e shenjta të Arabisë Saudite, ka qëndruar disa ditë bashkë me familjen e tij për termoterapi në fshatin Karahayit.

Kadi është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur nga ujërat termale të Karahayitit dhe ka shtuar se do të rikthehet sërish që në rastin e parë, që do t’i krijohet, sipas të përditshmes "Star".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme