Autistja turke, Beril Zorlu, zë vendin e tretë në botë

Beril Zorlu, një nxënëse e Liceut të Arteve të Bukura të Izmirit që vuan nga autizmi, është vlerësuar me vendin e tretë në botë, për kategorinë “Artet Skenike – Të rinjtë”, në Festivalin VI Botëror të Autizmit “ANCA”.

Autistja turke, Beril Zorlu, zë vendin e tretë në botë

Po ashtu, Berili është ftuar që të marrë pjesë edhe edicionin VII të Festivalit Botëror të Autizmit, që do të organizohet vitin e ardhshëm.

“Kemi kaluar ditë shumë të vështira. Muzika ka hapur një dritare të re për Berilin dhe ne. Ndërsa ky çmim hap një portë të re. Ne presim më shumë ndjeshmëri, ndërgjegjësim dhe shanse jo vetëm për Berilin, por edhe për fëmijët e tjerë autistë, që kanë aftësi për arritur suksese të ndryshme”, u shpreh nëna e Berilit, e cila pret me padurim ditën që e bija do të ngjitet sërish në skenën e Kanadasë, që këtë vit u shënua nga pjesëmarrja e 25 vendeve të botës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme