Japonia, destinacioni më i preferuar për turistët kinezë

Japonia vazhdon të mbetet oazı i pushuesve kinezë, të cilët nuk lënë tu shkojë kot as edhe një ditë nga pushimet zyrtare.

Japonia, destinacioni më i preferuar për turistët kinezë

Në Kinë, e njohur si vendi me numrin më të madh të popullsisë, qytetarët nuk humbasin asnjë mundësi për të programuar pushimet zyrtare.

Duke shfrytëzuar mundësinë e pushimit zyrtar njëjavor i shpallur me rastin e ditës Kombëtare të Çlirimit të vendit, kinezët preferojnë që këto pushime ti kalojnë jashtë shtetit, kryesisht në Japoni.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare Kineze të Turizmit, numri i atyre që preferojnë të dalin jashtë shtetit gjatë pushimeve zyrtare ka pasur një rritje prej 37%.

Vendi më i preferuar për turistët kinezë gjatë pushimit 1-javor zyrtar mbetet Japonia.

Raporti i shfrytëzimit të hoteleve në Japoni arriti deri në 93,5%.

Sipas lajmit të gazetës “China Daily”,vitin e kaluar numri i vizitorëve kinezë në Japoni shënoi një rritje prej 46%.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme