Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Lakra romane, perime magjibërëse për shëndetin e njeriut

Lakra romane, e njohur gjerësisht si brokoli, përmban një sërë lëndësh efikase, disa prej të cilave të mbrojnë nga kanceri.

Lakra romane, perime magjibërëse për shëndetin e njeriut

Brokoli në të njëjtën kohë përbën edhe një antibiotik natyror. Ai përmban aq shumë vitamina C saqë një i tillë me madhësi mesatare përballon dyfishin e nevojave ditore për vitamina C.

Struktura e tij fibroze si dhe beta karoteni që ai përmban e bëjnë këtë perime mik të zorrëve.
Brokolin mund ta ziejmë në pak ujë për pesë minuta dhe kështu uji i zierë në sajë të lëndëve që përmban, ndihmon për ekuilibrin e hormoneve tona.

Në të njëjtën kohë kjo perime përmban në sasi të mëdha kalcium edhe xing. Në rast se keni ngrënë 100 gr. lakra romane, merrni 50 miligram kalcium, sasi kjo që për trupin tuaj është një dietë e mjaftueshme ditore.

Sipas specialistëve, në rast se gjatë vitit do të bëjmë një kurë të vetme brokoli, ose do të hamë dy herë në muaj brokoli, atëherë nuk do kemi nevojë të marrim tableta kalciumi si mbështetës ushqimor.

Nevojat e trupit tuaj për xing mund t’i përballoni me anë të brokolit.

Falë vitaminave E dhe C që përmban brokoli, iu zvogëlohet mundësia për t’u kapur nga sëmundjet e zemrës.

Kundër anemisë dhe mungesës së hekurit mund të konsumoni përsëri këtë bimë sepse përmban hekur dhe acid folik.

Lakra romane është një nga perimet kryesore të vjeshtës e të dimrit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme