Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, aktivitet në Shqipëri

Personat e moshuar janë një pasuri e madhe për shoqërinë që kanë dhënë dhe do të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin global.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, aktivitet në Shqipëri

Mesazhi i kësaj dite, është integrimi i qëndrueshëm i të moshuarve në jetë urbane. Sipas agjendës për zhvillim të qëndrueshëm, ndryshimet demografike të 15 viteve të ardhshme tregojnë për plakje të shpejtë të popullsisë.

Numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lartë që jetojnë në qytete është parashikuar të rritet në më shumë se 900 milionë deri në vitin 2050.

Në këtë ditë ndërkombëtare të të moshuarve , Shtëpia e Zotërinjve me prezencë të Albanian Excellence organizon një Mbrëmje Gala me pjesmarrjen e Fate Velaj, këshilltar pranë kryeministrit Rama, këngëtares së mirënjohur Myfarete Laze, artistes së madhe Liliana Cingu, aktorit të Hollivudit Marka Caka, piktorit të njohur Avni Delvina, zonjës Ana Preka, poetes Anita Hoxha.

Në një ankand të heshtur duan t’i bëjmë thirrje të gjithëve që ti bëjmë qytetet dhe vendbanimet njerëzore gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Sepse është momenti të hartojmë politika të plakjes aktive ,politika të cilat synojnë lehtësimin dhe vazhdimin e jetesës së pavarur dhe me shërbime sipas nevojave të tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme