BMW mbi normat evropiane kundër ndotjes së ambientit

Disa motorë diesel të prodhuesit gjerman të automobilave, BMW, tejkalojnë normat evropian kundër ndotjes, raporton e përjavshmja gjermane “Auto Bild”, një akuzë që ka efektin e një bombe në mes të një skandali rreth motorëve diesel të grupit Volkswagen.

BMW mbi normat evropiane kundër ndotjes së ambientit

“Volkswagen nuk është i vetmi prodhues automjetet e të cilit lëshojnë nivele të dyshimta të oksidit të azotit”, thekson gazeta, duke akuzuar disa automjete të grupit BMW si ndotëse por pa treguar nëse ka mashtrim apo jo.

“Gjatë teste të zhvilluara në rrugë dhe jo në laborator nga OJQ-ja ICCT (Këshilla Ndërkombëtare mbi Transportin e Pastër) modeli X3 xDrive i grupit BMW i pajisur me motor diesel “20d” ka tejkaluar 11 herë normën evropiane të prodhimit të gazit ndotës”, shkruan Auto Bild.

ICCT është gjithashtu në origjinë të zbulimeve të bëra ndaj mashtrimit të Volkswagen në SHBA javën e kaluar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme